Samiti i dytë Trump - Kim do të mbahet në Hanoi

Samiti i dytë Trump - Kim do të mbahet në Hanoi

09 shkurt 2019 10:11

Donald Trump zbuloi të premten se kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi do të presë samitin e dytë historik mes presidentit amerikan dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un në fund të shkurtit, me premtimin e një të ardhme të ndritshme ekonomike për Korenë e Veriut.

Vendi si dhe data e këtij samiti të dytë historik, pas atij që u mbajt në Singapor në muajin qershor tashmë dihen, por jo vendtakimi i saktë, përcjell kosovapress.

“Përfaqësuesit e mi sapo u larguan nga Koreja e Veriut pas një takimi shumë produktiv’’, shkruan në një postim në ”Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë. Samiti do të organizohet në Hanoi, në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt.

“’Pres me padurim të takohem me presidentin Kim dhe të përshpejtojmë procesin e paqes’’, deklaroi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme