Trump i drejtohet kombit; në fokus migrimi, ekonomia, Siria Foto: Reuters

Trump i drejtohet kombit; në fokus migrimi, ekonomia, Siria

05 February 2019 14:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i drejtohet të martën kombit – për herë të dytë – nga Kongresi amerikan.

Fjalimi pritet të përqendrohet te migrimi, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe ekonomia amerikane, ndërsa vjen në kohën e betejave të mëdha politike me demokratët e Kongresit.

Fjalimi, para të dyja dhomave të Kongresit, mbahet vetëm disa ditë pas përfundimit të mbylljes 35-ditëshe të Qeverisë amerikane – më të gjatës në histori, shkruan rel.

Mbyllja ka ndodhur pasi demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit kanë refuzuar të financojnë një nga prioritetet kryesore të politikës së Trumpit: një mur në kufirin e SHBA-së me Meksikën, i cili, sipas presidentit, do të ndalonte rrjedhën e migrantëve të paligjshëm dhe të drogave.

Marrëveshja që e ka rihapur Qeverinë, skadon më 15 shkurt dhe Trump ka kërcënuar se do të shpallë emergjencë kombëtare nëse Kongresi nuk ia miraton 5.7 miliardë dollarët e kërkuar për murin.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë. 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme