Rusia lavdëron Suedinë e Finlandën për politika neutrale ushtarake

Rusia lavdëron Suedinë e Finlandën për politika neutrale ushtarake

21 February 2017 20:03

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se neutraliteti ushtarak i Suedisë dhe Finlandës është me rëndësi të madhe për sigurinë në rajonin Baltik. Lavrov i ka bërë këto komente gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me ministren e jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë të mirë për politikën e Suedisë, dhe të Finlandës gjithashtu në lidhje me kursin e tyre neutral sa i përket çështjeve ushtarake”, ka thënë Lavrov dhe ka shtuar “në e shohim këtë si të gjë të rëndësishme për stabilitetin rajonal në vendet baltike, dhe Evropë në përgjithësi”.

Përkrahja publike në Finlandë dhe Suedi për të fuqizuar marrëdhëniet apo edhe bashkuar NATO-s janë shtuar pas rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe Evropës.

Në muajin janar, ministri i mbrojtjes së Lituanisë, Jonas Vytautas Zukas, ka thënë se Suedia dhe Finlanda janë duke e shqyrtuar mundësinë përt të dërguar trupa për trajnim të përbashkët me forcat e NATO-s që janë vendosur në Baltik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme