“Dita e të Dashuruarve” bashkon Putinin, Erdoganin dhe Rohanin

“Dita e të Dashuruarve” bashkon Putinin, Erdoganin dhe Rohanin

04 February 2019 14:45

Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë pritet të takohen në Sochi të Rusisë më 14 shkurt për të diskutuar situatën në Siri. Lajmi është njoftuar nga mediat shtetërore ruse dhe ato turke.

Transmetuesi rus, NTV ka thënë se liderët do të diskutojnë për situatën në të ashtuquajturat zona të de-eskalimit afër rajonit Idlib në Siri, si dhe për tërheqjen e paralajmëruar të trupave amerikane nga shteti i shkatërruar nga lufta.

Të tre shtetet kanë thënë se synojnë të arrijnë një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund luftës civile shtatëvjeçare në Siri.

Moska dhe Teherani mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad derisa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara u qëndrojnë mbrapa grupeve të ndryshme rebele.

Deri më tani kanë dështuar shtatë raunde të negociatave për Sirinë, të cilat kanë rezultuar me vdekjen e më shumë se 400.000 personave, më pas zhvendosjen e miliona të tjerëve, si dhe me shkatërrimin e shumë zonave historike në këtë shtet.

Forcat amerikane pritet të largohen nga Siria, ndonëse aty kanë punuar ngushtë me kurdët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) organizatë, të cilën Turqia e konsideron të lidhur me grupe terroriste/shqip.

Komentet

Vakti04/02/2019 16:26

Këta të dashuruar nuk lanë qetësi në planetin TOK-ë. Si mos të jetë gjithça në interesin e tyre. Këta janë shkaktarët e të gjitha luftrave në Planet. Këta janë varri i Kurdëve të shkretë. Këta e kallen krejt lindjen e Mesme, krejt Arabinë. Këta janë aleatë të denjë edhe me Serbinë.

Shto koment

Të ngjashme