Botë

Londra, Parisi, Vjena dhe Madridi njohin Guaidon si president të Venezuelës

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian deklaroi se vendi i tij njohu legjitimitetin e Juan Guaido si presidenti i përkohshëm i Venezuelës.

“Ne konsiderojmë se Juan Guaido ka legjitimitetin për të zhvilluar zgjedhje presidenciale,” tha Le Drian për radion ”France Intermicrofona” duke shtuar se”njerëzit janë në rrugë dhe duan ndryshimin.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se Spanja “njeh zyrtarisht Juan Guaidò si president legjitim të Venezuelës”.

“Në orët e ardhshme do të jem në kontakt me qeveritë e Europës dhe Amerikës Latine që duan të bashkohen me këtë njohje. Guaidò duhet të zhvillojë zgjedhje të lira sa më shpejt të jetë e mundur, sepse populli i Venezuelës duhet të jetë në gjendje të vendosë të ardhmen e vet dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të respektojë rezultatin dhe të verifikojë këtë proces”, përfundoi Sanchez.

Linjë e njëjtë edhe nga Londra.

”Britania e Madhe së bashku me aleatët e saj europianë e njeh Juan Guaidò si president të përkohshëm të Venezuelës derisa të zhvillohen zgjedhjet e besueshme”, njoftoi ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

”Edhe Austria njeh Juan Guaidó si president të përkohshëm të Venezuelës”, njoftoi kancelari Sebastian Kurz.