Botë

SHBA angazhon 2,000 trupa ushtarake shtesë në kufi me Meksikën

Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 2,000 trupa ushtarake shtesë në kufirin me Meksikën.

Ky numër do të dërgojë numrin e trupave të pozicionuar në kufirin jugor në rreth 4,300.

Sipas raportimit të REL, Pentagoni ka thënë se ushtarët do t’iu ndihmojnë agjentëve të patrullimeve kufitare, që të vëzhgojnë situatën dhe të krijojnë një kufi me material të ashpër.

Ky hap vjen pasi presidenti amerkan, Donald Trump është duke u përballur me Kongresin amerikan për të siguruar fonde, ashtu që të ndërtojë një mur me Meksikën.

Sipas tij një masë e tillë është e domosdoshme për të ndaluar imigrimin illegal, ndonëse një ide e tillë kundërshtohet ashpër nga demokratët.

Trump e ka përshkruar vazhdimisht situatën në kufirin me Meksikën si “krizë”, ndonëse kritikët kanë hedhur poshtë idenë e përdorimit të trupave ushtarake për qëllime politike.