Pranverë për autokratët Foto: Ilustrim

Pranverë për autokratët

Robert Kagan 03 February 2019 06:30

Viti 2018 ishte pranverë për liderët autoritarë kudo në botë. Ishte ky viti kur Xi Jinping i dha fund udhëheqjes kolektive në Kinë, e shpalli veten president të përjetshëm dhe ia vuri gozhdën e fundit arkivolit të besueshmërisë së ekspertëve amerikanë të çështjeve kineze për sa i përket predikimit të sjelljeve të Kinës.

Për sa i përket Azisë, Kim Jong Uni i Koresë së Veriut e përfitoi admirimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të cilësisë së lartë të kontrollit diktatorial që ai zbaton, transmeton “Koha Ditore”.

Qeveria e dyshimtë demokratike e Polonisë u bë e parapëlqyera e Trumpit, siç u bë edhe kryeministri krenar joliberal i Hungarisë, Viktor Orban. Orbani madje u prit si hero në Izrael, ku i biri i kryeministrit, Yair Netanyahu, e quajti “lideri më i mirë në Evropë”.

Në Nikaragua, Daniel Ortega e betonoi pozitën e tij si një Anastasio Somoza i ri, të cilin ai e rrëzoi nga pushteti në emër të popullit, katër dekada më parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme