Botë

Publikohen pamjet e momentit të çarjes së digës në Brazil që mori jetën e 300 personave

Foto: Reuters

Pamjet e momentit të tmerrshëm të çarjes së digës në jug të Brazilit që shkaktoi 300 të vdekur e të zhdukur, kanë nisur të qarkullojnë vetëm tani, duke dëshmuar qartë sesa të pashpresë ishin njerëzit e ndodhur pranë saj.

Filmimi është siguruar nga një televizion lokal. Në të shihet sesi një dallgë e vërtetë cunami prej balte e dheu përplaset mbi kantierin e kompanisë “Vale SA”, incidenti i dytë i këtij lloji në njërën prej minierave të saj në më shumë se 3 vjet, shkruan tch.

Hetimet mbi ngjarjen e rende vazhdojnë. 5 persona kanë përfunduar deri tani në pranga, tre prej të cilëve, sipas prokuroreve janë zyrtare të “Vale-s”: Përgjegjësia e tyre përfshinte menaxhimin e licencave me ndikim mjedisor.

Kompania më e madhe prodhuese e mineraleve të hekurit dhe nikelit në botë, thotë se po bashkëpunon plotësisht me hetuesit.

Bilanci i fundit i viktimave të kësaj tragjedie është 110 të vdekur të konfirmuar dhe 238 persona që ende rezultojnë të zhdukur.

Korrespondentët thonë se në momentin e fatkeqësisë, sistemi i alarmit të instaluar nga firma për të paralajmëruar rezidentët mbi rrezikun që po afron, nuk ka funksionuar.