Edhe një senator demokrat i bashkohet garës për president të SHBA-së

Edhe një senator demokrat i bashkohet garës për president të SHBA-së

01 February 2019 14:58

Cory Booker, nga Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara, tha se do të garojë për president të këtij vendi në zgjedhjet e vitit 2020, duke iu bashkuar listës së disa kandidatëve që do të kërkojnë nominimin e partisë.

Booker, 49 vjeç, është zgjedhur senator në New Jersey në vitin 2013.

Ai është bërë senatori i parë afrikano-amerikan i këtij shteti, transmeton rel.

Booker ka qenë kritik i zëshëm i presidentit aktual, Donald Trump, duke shprehur mospajtime me politikat e administratës së tij mbi çështjet si: migrimi dhe ndryshimet klimatike.

Booker, për kohë të gjatë, është konsideruar si një yll në rritje i Partisë Demokratike.

Por, ai do të përballet me garë të fortë në zgjedhjet e partisë, ku një numër politikanësh i kanë bërë publike synimet e tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

Kamala Harris, Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe Julian Castro do të garojnë për nominimin e Partisë Demokratike.

Është hera e parë që më shumë se një grua konkurron për kandidaturën e partisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme