Senati amerikan kundërshton tërheqjen e trupave nga Siria dhe Afganistani

Senati amerikan kundërshton tërheqjen e trupave nga Siria dhe Afganistani

01 February 2019 14:57

Senati amerikan i udhëhequr nga republikanët miratoi një projektligj, kryesisht simbolik, që kundërshton planet për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe Afganistani.

Projektligji paraqet një kundërshtim ndaj planeve të presidentit Donald Trump për tërheqje nga Siria dhe Afganistani.

Republikanët rrallëherë ndërmarrin masa kundërshtuese ndaj presidentit Trump.

Me mbështetje të konsiderueshme nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë, Senati më 31 janar votoi me 68 vota për dhe 23 kundër në favor të një amendamenti jodetyrues ku thuhet se Senati besonte se grupet militante islamike në të dy vendet vazhdojnë të përbëjnë një "kërcënim serioz" ndaj sigurisë së SHBA-së.

Për më shumë, mund të lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme