Botë

BE e mbyll vitin 2018 me shkallë të papunësisë 6,6 për qind

Bashkimi Evropian e ka mbyllur vitin 2018 me një shkallë të papunësisë prej 6,6 për qind, tha të enjten zyra e BE-së për statistika.

Krahasuar me vitin paraprak, papunësia në BE është ulur me 0.6 për qind, pasi në dhjetorin e vitit 2017 ajo ka qenë 7.2 për qind.

"Eurostat vlerëson se 16.3 milionë burra dhe gra në BE, nga të cilët 12.9 milionë brenda Eurozonës, kanë qenë të papunë në dhjetor të vitit 2018," tha zyra e BE-së për statistika.

Shkalla më e ulët e papunësisë të të rinjve është regjistruar në Republikën Çeke, Gjermani dhe Holandë, ndërsa më e larta në Greqi, Spanjë dhe Itali.