Botë

Puna e Brexitit deputetët britanikë s'mund të pushojnë në shkurt

Deputetët britanikë do të privohen nga pushimet në shkurt për të mundësuar miratimin e legjislacionit të nevojshëm për zbatimin e Brexit, të planifikuar për më 29 mars, njoftoi dje një zëdhënës i kryeministres, Theresa May.

‘’Ne jemi të vendosur të kemi gjithçka në dispozicion për të mundësuar largimin nga BE-ja më 29 mars të këtij viti’’, deklaroi zëdhënësi, raporton AFP, transmeton atsh.

”Fakti që të mos kemi pauzë parlamentare dhe se deputetët të jenë prezent dëshmon që ne po marrim të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar që 29 marsi do të jetë data jonë e largimit”, theksoi ai.