Raportohet për “Grimca radioaktive vdekjeprurëse të përhapura në  gjithë Evropën”

Raportohet për “Grimca radioaktive vdekjeprurëse të përhapura në gjithë Evropën”

21 February 2017 17:59

Një aeroplan i forcave ajrore të SHBA-së i cili ka për qëllim të detektojë eksplodimet nukleare është dërguar në Britani, pasi janë rritur shqetësimet për rritjen e nivelit të radioaktivitetit në gjithë Evropën, transmeton koha.net.

Aeroplani WC-135 Constant Phoenix, i cili është i njohur si aeroplani “nuhatës”, ka zbarkuar në RAF Mildenhall të Suffolk gjatë javës së kaluar për një mision të fshehtë.

Lajmet për këtë aeroplanë vijnë pas pretendimeve se Rusia mund të ketë testuar armët bërthamore, në Arktik apo në lindje, dhe pas raportimeve të rritjes së radioaktivitetit.

Stacionet e cilësisë së ajrit në të gjithë kontinentin evropian kanë zbuluar gjurmë të radioaktivitetit gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti, të cilat duket se kanë ardhur nga Evropa Lindore, transmeton koha.net.

Rritja e nivelit të lodine-131 radioaktiv sipas dailymail sugjeron se Putin ka testuar armë bërthamore në Novaya Zamlua afër Arktikut.

Megjithatë organizata CTBTO për testime nukleare, ka përjashtuar se një testi i tillë nuklear ka ndodhur në këtë zonë.

Nëpërmes një deklarate, CTBTO ka thënë: Nëse një test nuklear që lëshon I-131 do të ndodhte, gjithashtu do të lironte edhe një numër të madh të izotopeve radioaktive të tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme