Botë

Shefi i Pentagonit në vizitë të papritur në Kabul

Shefi i Pentagonit, Jim Mattis mbërriti sot në Kabul për një vizitë të papritur disaorëshe, e para në vend që prej marrjes së funksionit, ku 8 400 ushtarë amerikanë janë vendosur, njoftoi një zyrtar i Mbrojtjes amerikane.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, në turne në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë mbërriti në Afganistan, ku ai ka shërbyer në të kaluarën, 12 ditë pasi ushtria amerikane lëshoi bombën më të fuqishme të arsenalit të saj konvecional kundër pozicioneve nëntokësore të grupit të Shtetit Islamik në lindje.

SHBA-ja, që mbështet forcat afgane në emër të luftës antiterroriste, ka 8 400 trupa të vendosur në vend dhe drejton paralelisht në operacionet e NATO-s sulmet ajrore kundër pozicioneve të Al-Kaedës, talebanëve dhe Shtetit Islamik.