Kim Jong Un urdhëron përgatitjet për samitin e dytë me Trumpin

Kim Jong Un urdhëron përgatitjet për samitin e dytë me Trumpin

24 janar 2019 09:33

Phenian, 24 janar - Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un urdhëroi përgatitjet për një samit të dytë me presidentin e SHBA, Donald Trump, që pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Kim shprehu ‘’kënaqësi të madhe” pasi mori një letër personale nga presidenti Trump, duke e vlerësuar atë që ai e quajti “vendosmëri të pazakontë” të presidentit të SHBA për t’u takuar përsëri dhe për të diskutuar çmilitarizimin e gadishullin Korean, shkruajti agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut.

Presidenti Trump pas bisedimeve të tij me negociatorin e Koresë së Veriut, Kim Yong Chol në Uashington theksoi se samiti i dytë me Kim Jong Un ka do të organizohet në fund të shkurtit.

Vietnami mendohet si një vend i mundshëm, për takimin mes palëve.

Trump dhe Kim u takuan për herë të parë në qershor 2018 në një samit historik në Singapor, ku Kim theksoi gatishmërinë e tij për “çmilitarizimin e plotë të Koresë së Veriut’’.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme