Vjet në Gjermani, rekord problemesh nga dronët

Vjet në Gjermani, rekord problemesh nga dronët

21 January 2019 14:29

Kontrolli gjerman i trafikut ajror njoftoi sot se numri i problemeve në linjat ajrore për shkak të dronëve arriti nivelin më të lartë në vitin 2018.

Kompania qeveritare DFS që menaxhon trafikun ajror ushtarak dhe civil, tha se “ka regjistruar 158 çrregullime vitin e kaluar, një rritje me 80% në raport me vitin 2017, që kishte pasur vetëm 88 çrregullime”.

Çrregullimet më të mëdha ndodhën në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në Gjermani (31), të ndjekura nga aeroporti “Tegel” në Berlin, aeroporti i Munihut dhe aeroporti i Hamburgut.

Ligji gjerman dikton se dronët nuk mund të fluturojnë në hapësirën ajrore të aeroporteve, pranë trumave me njerëz, spitaleve, burgjeve, godinave me njerëz, hekurudhave dhe rrugëve kryesore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme