Botë

Putin sot në Serbi, e ruajnë mbi 7 mijë policë, tre Migë...

Vladimir Putin do të qëndrojë sot në Beograd për në vizitë zyrtare njëditëshe.

Sipas medieve serbe, atë do ta ruajnë 7 mijë policë, ndërsa në Beograd tashmë gjenden 250 pjesëtarë të policisë speciale ruse dhe mbrojtjes nga afër të presidentit rus. .

Mediet serbe njoftojnë se rreth 100 mijë persona pritet t’i urojnë mirëseardhje Putinit në kryeqytetin e Serbisë, ku shefi i Kremlinit do të ndalojë edhe në katedralen e Shën Savës.

Kosova pritet të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin ndërsa do të nënshkruhen shumë marrëveshjeve bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.