Botë

Hollande: Francezët të tregojnë se demokracia është më e forta

Presidenti francez në ikje, François Hollande u kërkoi zgjedhësve të tregojnë se demokracia është më e fortë se gjithçka pas votimit sot në mëngjes, ashtu si 11 kandidatët për zgjedhjet presidenciale franceze.

“(..) Për francezët, mendoj se mesazhi më i mirë që mund të japin është se demokracia është më e fortë se gjithçka”, deklaroi presidenti francez, i cili votoi në Tulle, ish-bastioni zgjedhor i pjesës qendrore të Francës, shkruan ATSH.

Turi i parë i zgjedhjeve po zhvillohet nën një mbikëqyrje të lartë të forcave të sigurisë për shkak të frikës së atentateve, tre ditë pas një sulmi që shkaktoi një të vdekur në mes të Parisit.

“Është e rëndësishme që të shkojmë të votojmë për kohët që jetojmë”, theksoi një prej katër favoritëve në sondazhe, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron.