Adoleshentja saudite që ka hequr dorë nga islami, merr azil në Kanada Foto: Reuters

Adoleshentja saudite që ka hequr dorë nga islami, merr azil në Kanada

13 January 2019 22:52

Adoleshentja saudite, e cila u largua nga familja e saj duke pretenduar se ishte abuzuar dhe që më pas u bllokua në një aeroport në Bangkok, ka mbërritur në Kanada. Kjo pasi ky shtet, me vendim të kryeministrit, i dha azil, transmeton KTV.

Rahaf Mohammed al-Qunun, 18 vjeçe, po përpiqej të arrinte në Australi përmes Bangkokut, por fillimisht autoritetet i thanë që të kthehej në Kuvajt, ku familja e saj po priste.

Ajo refuzoi të kthehej prapa dhe u bllokua në dhomën e hotelit të saj të aeroportit, duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Ajo, gjithashtu, kishte hequr dorë nga feja islame.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme