Botë

Trumpi në kufi me Meksikën: Nuk ka gjë më të mirë se muri

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë vizitës në qytetin e Teksasit McAllen në kufi me Meksikën, e ka mbrojtur idenë e vet për ndërtimin murit e cila ka nxitur debat me demokratët duke shkaktuar paralizim të pjesshëm të administratës amerikane, transmeton Koha.net.

"Është çështje logjike. Atyre duhet vënë pengesa, atyre duhet ngritur murin. Pa mur do të ketë vetëm probleme. Dhe shumë të vdekur. Nuk ka gjë më të mirë se sa muri”, ka thënë Trump, përcjell al jazeera.

Ai po i kërkon 5,7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me të cilin ka ndër mend ta pengojë migrimin ilegal. Këtë mur ai e kishte premtuar gjatë fushatës elektoral ndërsa rivalët e tij politikë kategorikisht po e refuzojnë zhbllokimin e mjeteve për projektin që e konsiderojnë të pamoralshëm, të shtrenjtë e të pa efekt.

Trump nga Teksasi sërish k theksuar se mund të shpallë ”gjendje të jashtëzakonshme” e cila i lejon kompetenca të posaçme në mënyrë që ta anashkalojë marrjen e vendimit në Kongres për ta financuar ndërtimin e murit.