Botë

Nisin votimet për zgjedhjet presidenciale në Francë

Vendvotimet janë hapur në Francë të dielën për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale rezultati i të cilave është qenësor për të ardhmen e Evropës dhe një test i zemërimit të votuesve me establishmentin politik, raporton Reuters.

Rreth 47 milionë votues pritet të hedhin votën e tyre në rreth 67 mijë vendvotime dhe po monitorohen nga më shumë se 50 mijë policë, transmeton Koha.net.