Merkel në Greqi, mikpritësit janë me humor të mirë

Merkel në Greqi, mikpritësit janë me humor të mirë

10 janar 2019 12:07

Kancelarja Angela Merkel viziton Athinën. Ndryshe nga vizita e saj e fundit në 2014, mikpritësit janë me humor të mirë. Megjithatë ka një pikë mosmarrëveshjeje që shkakton ende tension.

Kriza e borxheve i pat rënduar marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Greqisë: Si politikan i opozitës, Aleksis Cipras ankohej me të madhe, para se të merrte postin e kryeministrit (2015), kundër “diktatit të Berlinit për kursime”, ndërsa politikanët gjermanë tërthorazi u thoshin grekëve të dilnin nga zona e euros. Por që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar: brenda një kohe rekord Ciprasi, si kreu i qeverisë, u bë realist, i zbatoi të gjitha masat e shkurtimit të buxhetit dhe bashkëpunoi në përballimin e krizës së refugjatëve në Evropën Jugore.

Kjo është arsyeja pse udhëtimi i Angela Merkelit në Athinë shihet si shenjë pozitive, thotë Jorgos Xogopulos, lektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Trakës. “Kjo vizitë sinjalizon mbështetje nga Berlini për zbatimin e reformave ekonomike në Greqi,” thotë Xogopulos në një intervistë me DW. Duket se kancelarja sheh te Ciprasi një politikan që nxjerr mësime nga gabimet e tij.

Katër vjet më parë, Tsiprasit “iu desh të pranonte një kompromis poshtërues”, thotë Tassos Papas, gazetar për çështje politike dhe autor editorialesh për gazetën e majtë “Editors”. “Por, me kalimin e kohës, ai arriti të pavarësohej ca nga donatorët”. Si shembull, ai përmend vendimin e Kryeministrit për të anuluar shkurtimet e pensioneve për vitin 2019 që ishte bërë me udhëzim të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Edhe paralajmërimi i Cipras-it për rritjen e pagës minimale dhe lejimin e fillimit të negociatave tarifore duket se është pritur me dashamirësi. Përfundimi i gazetarit Papas: Madje tani as donatorët nuk janë më përfaqësues të doktrinës së masave shtrënguese.

Shqetësim për emrin e ri të Maqedonisë

Shumë më e rëndësishme se reforma ekonomike është kompromisi i fundit për emrin e Maqedonisë, thotë Papas. Sa për kujtesë: Në verën e vitit 2018, Greqia dhe Maqedonia ranë dakord ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre të gjatë për emrin, në të ashtuquajturën Marrëveshje të Prespës, ku u vendos që fqinji verior i Greqisë të quhet “Maqedonia e Veriut”.

Javën e kaluar, një nga zëdhënëset e qeverisë gjermane, Martina Fietz, tha në Berlin se qeveria gjermane e përshëndet marrëveshjen, por pranoi edhe se miratimi i Parlamentit grek nuk është ende i sigurt, edhe pse për të do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë prej 151 nga 300 vota gjithsej. Partia qeverisëse Syriza ka vetëm 145 vende dhe nuk mund ta zbatojë marrëveshjen pa ndihmë. Partia populiste e krahut të djathtë ANEL, e cila i shërben Ciprasit si një partnere e vogël dhe plotësuese e shumicës, e kundërshton marrëveshjen e emrit dhe ka paralajmëruar se do të largohet nga qeveria nëse marrëveshja zbatohet. Çfarë duhet bërë?

Sponsored by Revcontent

Lajmet më të lexuar në Local Area

Top 30 Celebrities with the Highest IQ in the World

Trump's IQ is Finally Revealed - Try Not to Gasp!

Donald and Melania Are Worried About Barron Trump's Very Alarming IQ

Gazetari Papas beson megjithatë se Ciprasi do ta mbledhë shumicën e nevojshme me ndihmën e disa partive të vogla.

Edhe më i rëndësishëm konsiderohet reagimi i kreut të opozitës konservatore, Kyriakos Micotakis, i cili deri më tani e kundërshton kompromisin për Maqedoninë. “Por është e çuditshme,” vëren analisti nga Athina, “po të kemi parasysh Partinë Popullore Evropiane – familjen partiake konservatore të Evropës – aty ka vetëm dy parti që kundërshtojnë këtë kompromis, përkatësisht Demokracia e Re në Athinë dhe VMRO-ja në Shkup “.

Papas beson se Merkel do të ndërhyjë personalisht për këtë çështje. “Micotakisi nuk do të ndryshojë mendjen për mosmarrëveshjen e emrit, por Kancelarja ndoshta do të bëjë presion të nevojshëm, që së paku ai të miratojë anëtarësimin e vendit fqinj në NATO”, thotë Papas.

Angela Merkel në një karikaturë gjatë një proteste në Athinë në vitin 2017: E veshur si naziste ajo thotë Mos harro të dorëzosh edhe banesën.Angela Merkel në një karikaturë gjatë një proteste në Athinë në vitin 2017: E veshur si naziste dhe me fjalet “Mos harro të dorëzosh edhe banesën”.

Atmosfera është e mirë

Vizita e fundit e Angela Merkelit në Greqi, në vitin 2014, duket sikur i përket një epoke tjetër. Në kulmin e krizës së borxheve, kryeminsitri konservator Antonis Samaras përpiqej asokohe për ta prezantuar mysafiren si mikeshë të fortë të vendit. Megjithatë, ai ishte vetë i pakënaqur meqë pikërisht Kancelarja, që i përkiste të njëjtës familje sikurse edhe ai vetë, po ia refuzonte dëshirat speciale të tij për politikat financiare. Politikani i majtë Alexis Cipras – atëherë në opozitë – e akuzonte Merkelin se kishte ardhur në Athinë vetëm për të “mbështetur sistemin e korruptuar në pushtet”. Sindikatat bënin thirrje për protesta, madje edhe gazetarët e televizionit shtetëror ERT hynë në grevë.

Pamjet pa komente që shfaqeshin në televizion me Samarasin dhe Merkelin duke shëtitur nën agrumet e lagjes qeveritare në Athinë dukeshin sa surreale aq edhe poetike. Sot mikpritësit e Merkelit janë me humor të mirë. Angela Merkel do të qëndrojë një natë aty dhe do të vizitojë me nge edhe shkollën gjermane të Athinës, e cila që prej vitit 2011 ka fituar titullin “ekselente”. Sipas medias, Cipras dhe Merkel, do të shkojnë edhe për të ngrënë peshk së bashku, në portin e Pireut, buzë detit, ashtu siç u takon mysafirëve të mirëseardhur. /DW/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme