Botë

Autokratët e demokracive

Referendumi i fundit në Turqi, në të cilin presidenti Recep Tayyip Erdogan siguroi shumicë të ngushtë votash për zgjerimin e autoritetit të tij presidencial, është shembulli i fundit i një fenomeni të mistershëm: se si liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, që triumfojnë në zgjedhje, lëvizin drejt autokracisë duke i dridhur themelet e shtetit dhe duke e konsoliduar pushtetin.

Sot mënyra më e zakonshme e rrënimit të një demokracie është nëpërmjet veprimeve të një lideri të zgjedhur dhe jo nëpërmjet puçit apo revolucionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hugo Chavez, i zgjedhur katër herë si president i Venezuelës, e përdori kohën e tij në pushtet për t’i rrënuar institucionet e Venezuelës demokratike dhe për të zgjeruar autoritetin e tij.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka aq të përqendruar në duart e tij pushtetin, saqë shumë vëzhgues i referohen Rusisë me emërtimin “diktatura e zgjedhur”. Dhe në Turqi, Erdogani duket se po e ndjek po këtë shteg... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.