Botë

Në SHBA, më shumë vende pune sesa të papunë

Foto: Reuters

Hapja e vendeve të punës po e tejkalon numrin e të papunëve në Shtetet e Bashkuara duke detyruar bizneset të rishikojnë mënyrën se si ata të gjejnë punëtorë.

Departamenti i Punës, të martën, bëri të ditura të dhënat më të fundit për hapjen e vendeve të punës, transmeton Reuters.

Raporti tregon një rritje të vendeve të punës në dhjetor, transmeton rel.

“Nëse kjo vazhdon edhe për disa vite, atëherë sigurisht që do të kemi mungesa të krahut të punës”, tha Ryan Sweet, një ekonomist që ndjek ekonomitë rajonale në “Moody's Analytics”.