Botë

Kroacia: Nuk ka pajtim me Serbinë pa pranim të së vërtetës

Descriptive Text

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar në Zagreb se nuk ka pajtim me Serbinë pa u pranuar e vërteta se Serbia ka kryer agresion në Kroaci.

Plenkoviq ka deklaruar gjatë një pritjeje për Krishtlindjet ortodokse në Zagreb se e vërteta është çelës për pajtimin në Kroaci dhe se ajo ka të bëjë me faktin se Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit serbomadh të Milosheviqit, raportojnë mediet kroate.

Kryeministri kroat ka theksuar se është me rëndësi të bëhen hapa drejt përballjes me të kaluarën.

“Jemi duke punuar në integrimin e pakicës serbe në Kroaci”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se procesi i riintegrimit paqësor paraqet një prej trashëgimive më të mëdha të kryetarit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman.

Ai ka vlerësuar se pjesëtarët e pakicës serbe në Kroaci janë të vetëdijshëm për të gjitha rrethanat dhe se ata janë duke e dhënë kontributin e tyre për një Kroaci bashkëkohore.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)