Botë

Testet nukleare të vitit 2017 ende dridhin Korenë e Veriut

Gjashtë testet nukleare të Koresë së Veriut ishin aq të fuqishme se një vit më vonë kanë shkaktuar tërmete.

Administrata hidrometeorologjike e Koresë së Jugut ka thënë se tërmete të vogla ende ndihen në provimin Hamgyong të Koresë së Veriut. Kjo provincë ishte vend i shpërthimeve nukleare të vitit 2017.

Ky test nuklear ishte më u fuqishmi në histori të Koresë së Veriut dhe llogaritet se kanë shpërthyer 160 kilotonë bomba. Shpërthimi kishte shkaktuar dridhje me magnitudë 6.3 ndërsa ende ndihen dridhje të lehta në këtë provincë.

Agjencia ka thënë se një dridhje me magnitudë 2.8 është ndier të mërkurën, vetëm 6.8 milje larg vendit të testimeve.