Rusia arreston një shtetas amerikan

Rusia arreston një shtetas amerikan

31 December 2018 12:08

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) thotë se ka arrestuar një shtetas të SHBA-së, në Moskë nën dyshimet se është i lidhur me aktiviteve të spiunazhit.

Shtetasi amerikan u arrestua më 28 dhjetor dhe një hetim kriminal është hapur, citon zyrtar të Shërbimit, agjencia e lajmeve shtetërore TASS .

Raporti tha se shtetasi amerikan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor, por nuk zbuluan detaje të mëtejshme.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin tha se Moska mbetet e hapur për dialog me Uashingtonin në një përshëndetje të Vitit të Ri për Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbeten të tendosura për një sërë çështjesh përfshirë rolin e Rusisë në luftërat në Siri dhe Ukrainën lindore, sulmet e tyre të dyshuara në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe helmimin e një agjenti të dyfishtë rus në Britani.

Në fund të nëntorit, Trump anuloi një takim të planifikuar me Putin në margjinat e një samiti të G20 në Argjentinë, për shkak të tensioneve pasi forcat ruse hapën zjarr në anijet e marinës ukrainase përpara se t'i rrëmbenin 24 marinarë ukrainas.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme