Botë

58 % për qind e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim në BE

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

58 për qind e maqedonasve janë në favor të pranimit të vendit të tyre në Bashkimin Evropian, ndërsa vetëm 42 për qind e serbëve duan që vendi i tyre të bëhet një vend anëtar i BE, sipas një sondazhi të Eurobarometrit, cituar nga European-views.

Anëtarësimi në BE gëzon mbështetjen e 93% të shtetasve të Shqipërisë, por ka mbështetjen e vetëm 45% të popullatës në Malin e Zi, sipas rezultateve.

Të pyetur nëse mendojnë se nga anëtarësimi në BE vendet e tyre përfitojnë, 56% e serbëve thanë “po”.

Përgjigjet pozitive ishin më të larta nga kandidatët e tjerë të Ballkanit Perëndimor: 95% e shqiptarëve, 71% e maqedonasve dhe 61% e malazezëve.

Kurse vetë vendet anëtare të BE sipas të njëjtit sondazh duken të ndara për zgjerimin e mëtejshëm të BE.

Mbështetja më e madhe për zgjerimin shihet në vendet e reja anëtare të BE nga Europa Qendrore dhe Lindore me 66% në favor në Poloni dhe Lituani, 65% në Rumani, 62% në Hungari dhe 61% në Kroaci.

Shtetet “e vjetra” të BE-së janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit, me 64% kundër në Finlandë dhe 62% në Francë.