Botë

“SHBA-ja po ngadalëson tërheqjen e Trupave nga Siria”

Republikani njëherësh senatori Lindsey Graham, ka thënë se Presidenti i SHBA Donald Trump mbetet i angazhuar për të mposhtur Shtetin Islamik në Siri, pavarësisht planit të tij për të tërhequr trupat amerikane.

Ai tha tërheqja e trupave është duke u bërë në mënyrë të ngadaltë, dhe se për këtë është siguruar nga vet Presidenti Trump në një takim të mbajtur të dielën, transmeton KosovaPress.

Plani i Trump për tërheqjen e trupave u prit me kritika të ashpra nga aleatët kryesorë, dhe republikanë me ndikim, ndër ta edhe senatori Graham.