15 të amnistuar deri tani për dhunën në Kuvendin maqedonas

15 të amnistuar deri tani për dhunën në Kuvendin maqedonas

29 December 2018 17:20

Të hënën do të dihen emrat e të gjithë të amnistuarve, që ishin të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Deri më tani, pas miratimit të Ligjit të amnistisë, 15 persona janë amnistuar, ndërsa 14 jo. Së fundi u amnistuan edhe organizatorët e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski-Betmen, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski.

Pas miratimit të ligjit, për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, 66 të akuzuar kanë dërguar kërkesë për amnisti, ndërsa pesë prej tyre Mitko Çavkov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug dhe Dushko Llazarov kanë vendosur ta dëshmojnë pafajësinë e tyre në gjykatë, transmeton Alsat.

Ky është epilogu i vendimeve gjyqësore për t’i falur personat që morën pjesë në ngjarjet e dhunshme në të cilat u rrahën, keqtrajtuan dhe kishte tentime për vrasje të deputetëve, nga të cilët më keq e pësoi Ziadin Sela. Siç pritej, të parët mes të amnistuarve ishin deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese.

Prokurorja Villma Ruskoska për fjalën përfundimtare për 27 prillin u shpreh se nuk do të ketë ndryshim të aktakuzës. Seanca me fjalët përfundimtare është caktuar për në 15 janar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme