Botë

Dy persona me armë lodra shkaktojnë panik në aeroportin francez

Dy burra përhapën panik duke stimuluar me armë lodër mëngjesin e sotëm në aeroportin “Roissy-Charles-de-Gaulle’’, përpara se të arrestoheshin nga Policia Kufitare (PAF), bëhet e ditur nga burime pranë hetimit.

Rreth orës 08:30, një pasagjer ka vënë alarmin pasi kishte parë dy persona të rritur të cilët nuk flisnin frëgjisht dhe se kishin armë të kamufluara në një këllëf. Në momentin që pasagjerët e terminalit 2 konstatuan armët u përhap një valë paniku shoqëruar me të bërtitura dhe zhurmë.

“Dy burrat janë rusisht folës, njëri është francez dhe tjetri, i cili ishte i pajisur me leje franceze qëndrimi thotë se është me kombësi bjelloruse’’, sipas një burimi nga aeroporti. Një prej tyre kishte mbërritur në “Roissy” të mërkurën në mëngjes dhe kishte lënë takim me shokun e tij në aeroport, përcjell atsh.

Menjëherë pas ngjarjes pasagjerët e terminalit 2 u evakuan, për t’u rihapur rreth orës 09:15.