Botë

Krishtlindja, zyrtarisht festë kombëtare në Irak

Descriptive Text

Këshilli irakian i Ministrave miratoi një dispozitë që përcakton se 25 dhjetori, dita e Krishtlindjes, do të jetë festë kombëtare.

“Projektligji po shqyrtohet nga parlamenti irakian”, raportuan mediat vendase.

Është hera e parë që merret një vendim i tillë për njohjen e festës së të krishterëve, pasi dihet që numri i tyre në Irak është i pakët, trasneton atsh.

Iraku këto ditë do të vizitohet nga numri dy i Vatikanit, sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, i cili përveç festimeve që lidhen me Krishtlindjet, do të takohet gjithashtu me autoritetet lokale.