Botë

​Administrata amerikane pjesërisht jashtë funksionit

SHBA-ja hyri sot në një periudhë turbullirash vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, me mbylljen e pjesshme të administratës federale, për shkak të mungesës së një kompromisi mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, mbi financimin e një muri në kufirin meksikan të kërkuar nga Donald Trump.

Që prej orës 00:01 (05:01 GMT), disa administrata nuk do të financohen më dhe do të reduktojnë aktivitetet e tyre në ditët në vijim. Rreth 800000 funksionarë janë pushuar përkohësisht, ndërsa për shërbimet thelbësore, janë detyruar të punojnë pa pagesë, transmeton kp.

Parlamentarët pritet të fillojnë sot negociatat e tyre, por presidenti Trump është treguar deri tani i palëkundshëm.

Ky është bllokimi i tretë për këtë vit, pas bllokimeve në janar (tre ditë) dhe një në shkurt (katër ditë).