Botë

Qeveria e Kosovës ngushëllon Çekinë për tragjedinë në minierë

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë ka pranuar me shqetësim lajmin për tragjedinë e ndodhur në Minierën CSM të Çekisë, ku humbën jetën disa persona.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj u ka dërguar telegram ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki, njofton zyra e tij.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Lutjet e popullit të Kosovës janë me të gjithë të prekurit nga ky aksident dhe solidarizohet me minatorët që pësuan lëndime, duke iu uruar shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit Haradinaj.

Lexo edhe: Shpërthim në një minierë në Çeki, të paktën 13 të vdekur