Botë

Protesta në Barcelonë, kundërshtohet takimi i Qeverisë spanjolle në këtë qytet

Descriptive Text

Protestuesit pro pavarësisë, bllokuan disa rrugë në Barcelonë, pasi Qeveria spanjolle vendosi ta mbajë njërën nga mbledhjet e saj në këtë qytet.

Më shumë se 20 rrugë janë bllokuar disa orë para takimit të kabinetit qeveritar, i cili u kryesua nga kryeministri Pedro Sanchez, raporton KTV-ja.

Rreth 9,000 forca të sigurisë janë vendosur në Barcelonë përpara takimit të kabinetit, derisa janë parë edhe skena dhune. Disa protestues raportohet se mbetën të lënduar e disa të arrestuar. Të enjten, kryeministri spanjoll u takua me kreun katulanas dhe u zotua për dialog të efektshëm për të zgjidhur krizën politike. Por, vendimi i kryeministrit spanjoll, Sanchez, për të mbajtur një takim të kabinetit në Barcelonë është konsideruar si provokim nga grupet pro-pavarësisë.

Kjo pasi data përputhet me përvjetorin e parë të zgjedhjeve rajonale të 21 dhjetorit, të shpallura nga qeveria qendrore, pasi kompetencat e katalunasve ishin pezulluar.