Trump: Trupat amerikane tërhiqen nga Siria Foto: Reuters

Trump: Trupat amerikane tërhiqen nga Siria

20 December 2018 08:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi përmes një videoje të postuar në Twitter se të gjitha trupat amerikane po tërhiqen nga Siria.

Trump tha se trupat tërhiqen pasi grupi militant Shteti Islamik është "mposhtur".

Pentagoni tha se po kalon në një "fazë tjetër të fushatës", por nuk dha detaje.

Rreth 2,000 trupa amerikane kanë ndihmuar luftën kundër Shteteit Islamik në verilindje të Sirisë, edhe pse besohet se luftëtarët e tij vazhdojnë të mbeten aktivë në disa lagje të vogla.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja dhe aleatët "do të mbeten të angazhuar në të gjitha nivelet për të mbrojtur interesat amerikanë kurdo që të jetë e nevojshme".

Disa shprehën frikë se tërheqja e SHBA-së do t'i japë ndikim më të madh në rajon Sirisë dhe Iranit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se tërheqja e SHBA-së mund të sjellë "perspektiva reale për një zgjidhje politike" të konfliktit në Siri.

Komentet

Agroni (Ferizaj).20/12/2018 12:20

Kjo eshte Fitorja me e Madhe e RUSISE ne Siri ndersa HUMBJA me e Madhe e Amerikes.

Shto koment

Të ngjashme