Botë

Arrestohet në Gjermani një shtetas rus për eksportimin e pjesëve të raketave

Shtetasi rus Vladimir D. u arrestua në Gjermani me dyshimin për eksportimin e pjesëve dhe pajisjeve për të ndërtuar një raketë në vendit e tij, thanë sot prokurorët gjermanë.

Rusi 68-vjeçar është akuzuar për dërgimin e pajisjeve në të paktën dy raste - në vitin 2014 dhe 2018, transmeton KsP.

Pajisjet e eksportuara vlejnë rreth 1.7 milion euro dhe ato janë të ndaluara për eksport në Rusi bazuar në vendimin mbi sanksionet perëndimore të imponuara në Moskë.

Vladimir D. mund të dënohet nga një deri në pesë vjet burgim.