Botë

Senati amerikan miraton një reformë madhore në drejtësi

Descriptive Text

Senati amerikan miratoi dje në mbrëmje një projektligj federal mbi reformën në drejtësinë penale, duke i hapur rrugën ndryshimeve më të mëdha që bëhen në sistemin amerikan të drejtësisë prej dekadash.

“First Step Act”, një projektligj dypartiak që është përpunuar me vështirësi dhe që synon të lehtësojë dënimet e rënda për disa krime, do t’u japë më shumë hapësirë gjyqtarëve në përcaktimin e dënimeve për kriminelët e nivelit të ulët dhe do të përmirësojë kushtet e burgimit për gratë, transmeton atsh.

“Amerika është vendi më i mirë në botë dhe puna ime është të luftoj për të gjithë qytetarët, edhe për ata që kanë bërë gabime”, shkruan në Twitter presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas miratimit të projektligjit.