Botë

Kisha autoqefale, fundi i okupimit shpirtëror të Ukrainës nga Moska

Descriptive Text

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandar Aleksandroviç deklaroi sot se krijimi i Kishës ortodokse autoqefale të Ukrainës nuk do të thotë përçarje e ortodoksizmit, por “fund i okupimit nga Moska të territorit të Ukrainës në kuptim shpirtëror”.

Ideja ishte që nga tri degë të Kishës Ortodokse Ukrainase – Patrikanës së Moskës, Patrikanës së Kievit dhe Kishës Autoqefale të krijohet një kishë e re unike, e pavarur e Ukrainës, është shprehur ai, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.