Trumpi nuk i ka thënë Erdoganit se do ta ekstradojë Gulenin Foto: Reuters / ilustrim

Trumpi nuk i ka thënë Erdoganit se do ta ekstradojë Gulenin

18 dhjetor 2018 15:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk është zotuar gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në samitin e G20-ës dy javë më parë për ekstradimin e klerikut mysliman me bazë në SHBA, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Derisa u takua me Presidentin Erdogan në G20, presidenti [Trump] nuk është zotuar për ekstradimin Fethullah Gulenit”, ka thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Reutersin.

Por, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, të dielën ka deklaruar se Trumpi është duke punuar që ta ekstradojë Gulenin në Turqi, transmeton Koha.net.

“Trumpi i ka thënë Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gulenit dhe njerëzve tjerë”, ka thënë Çavushoglu, raporton Reuters.

Ai po ashtu tha se “kohëve të fundit kam parë dëshmi kredibile nga FBI-ja se si Organizata e Gulenit u shmanget taksave”.

Erdogani fajëson Gulenin për puçin e dështuar më 2016.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme