Kina në 40-vjetorin e reformave ekonomike nderon miliarderët e saj

Kina në 40-vjetorin e reformave ekonomike nderon miliarderët e saj

18 December 2018 13:54

Kina nderoi sot 110 personalitetet kineze dhe të huaja për kontributin e tyre në reformat ekonomike të 40 viteve të fundit, mes të cilëve shumë miliarderë dhe themeluesin i Forumit të Davosit, simbol i kapitalizmit botëror.

Partia Komuniste Kineze (PKK) festoi solemnisht përvjetorin e fillimit, më 18 dhjetor 1978, transformimet që nxorën vendin në rangun e fuqisë së dytë ekonomike botërore.

Të ulur në tribunë nderi, personalitetet e nderuara ishin vendosur vetëm pak metra larg presidentit Xi Jinping, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Mes 100 kinezëve figurojnë që ndodhen në listën e “pionerëve të reformës” ndodhen shumë miliarderë që kanë revolucionuar internetin si Jack Ma, njeriu më i pasur në Kinë dhe pronari i gjigantit të tregtisë në internet “Alibaba”, por edhe miliarderi Pony Ma themelues i kompanisë “Tencent” dhe Robin Li, krijuesi i motorit të kërkimit “Baidu”.

Vendi aziatik ka numrin më të lartë të miliarderëve në botë, sipas “Hurun Report”, një revistë që për këtë vit numëron 620 miliarderë në Kinë.

Por, personalitetet nuk ishin vetëm miliarderë, mes tyre kishte edhe një astronautë, shkencëtarë të sektorit të mbrojtjes, një mbrojtës i mjedisit dhe shumë sportistë, si ish-ylli i basketbollit, Yao Ming.

Për më tepër u shpërnda një “Medalje e miqësisë për reformimin e Kinës” tek 10 të huaj.

Mes tyre figurojnë Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror të Davosit (Zvicër), një takim i madh vjetor mbi çështje të kapitalizmit liberal. Gjermani u vlerësua për promovimin e këmbimeve dhe të bashkëpunimit ekonomik me Kinën.

Gjatë sezonit të vitit 2017 të Forumit të Davos, presidenti Xi kishte mbrojtur globalizmin dhe tregtinë e lirë në një fjalim që u konsiderua si një përgjigje ndaj proteksionizmit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Francezi Alain Merieux, presidenti i “Institut Mérieux”, i specializuar në trajtimin e sëmundjeve infektive, u vlerësua për ndihmën e tij në zhvillimin e mjekësisë dhe të higjienës në Kinë.

Ai cilësohet gjithashtu si një person i afërt me Xi Jinping.

Por, disa të tjerë u vlerësuan me vlerësime pas vdekjes, si ish-presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (CIO) Juan Antonio Samaranch, që ndihmoi Pekinin të organizojë për herë të parë Lojërat Olimpike në vitin 2008.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme