Botë

Bombë televizionit grek “SKAI” , sipas policisë ata donin të rrafshonin ndërtesën

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer jashtë televizionit grek “Skai”, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, transmeton raportimet GSH.

Policia deklaroi se shpërthimi ndodhi në orën 02:35 jashtë televizionit, në një zonë bregdetare pranë Athinës.

Më herët një telefonatë paralajmëruese nxiti autoritetet të evakuonin ndërtesën.

Burimet e policisë thonë se autoret dyshohet se iu afruan stacionit televiziv me motor dhe e kishin bombën në një thes.

Shpërthimi ka qene aq i fuqishëm sa dëmi material ka shkuar deri në katin e pestë të ndërtesës.

“Ata donin të rrafshonin ndërtesën,” shprehet policia.

Bomba ishte vënë jashtë ndërtesës, në trotuar përballë hyrjes së objektit, rreth shtatë metra larg.

Autorët kanë vepruar në një zonë pa kamera, duke planifikuar gjithçka në detaje.