Vdes në kufirin amerikan, 7-vjeçarja nga Guatemala ëndërronte t’i dërgonte para nënës së saj

Vdes në kufirin amerikan, 7-vjeçarja nga Guatemala ëndërronte t’i dërgonte para nënës së saj

16 dhjetor 2018 22:06

Vajza 7-vjeçare, emigrante nga Guatemala, e cila vdiq pasi u arrestua nga agjentët kufitarë amerikanë, ishte shumë e lidhur me babanë e saj.

Ajo ëndërronte të ishte në gjendje të dërgonte para në shtëpi, për ta mbështetur familjen e saj të varfër.

Nery Caal, 29-vjeçar, dhe vajza e tij, Jakelin, ishin në një grup prej më shumë se 160 emigrantësh, të cilët u dorëzuan tek agjentët amerikanë të kufirit në New Mexicos, më 6 dhjetor.

Reuters raporton se Jakelin pati temperaturë të lartë dhe ethe. Ajo ishte nën kujdesin e agjentëve të doganave dhe vdiq dy ditë më vonë, në një spital në Teksas.

“Ajo kurrë nuk kishte parë një vend të madh dhe ishte e lumtur që do të shkonte në SHBA. Vajza tha se ishte rritur dhe se po shkonte për të punuar dhe për të dërguar para te nëna dhe gjyshja e saj”, kanë rrëfyer prindërit e 7-vjeçares.

Përndryshe, sipas statistikave, 80 përqind e popullsisë indigjene të Guatemalës janë të varfër. Vdekja e Jakelinit ka bërë që të shtohen kritikat ndaj SHBA-së dhe politikave të ashpra të emigracionit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme