Trumpi po e shqyrton ekstradimin e Gulenit në Turqi, thotë Çavushoglu Foto: Reuters

Trumpi po e shqyrton ekstradimin e Gulenit në Turqi, thotë Çavushoglu

16 December 2018 11:53

Presidenti amerikan, Donald Trump, muajin e kaluar kishte thënë se nuk është duke e marrë parasysh ekstradimin e klerikut turk, Fethullah Gulen, që është akuzuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, për puçin e dështuar më 2016.

“Jo, nuk jemi duke e konsideruar”, kishte thënë Trumpi kur ishte pyetur nga reporterët në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me klerikun, transmeton Koha.net.

Ai pati thënë se kanë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, ndërsa presidentin turk e quajti “mik timin”.

Por, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka deklaruar sot se Trumpi është duke punuar që ta ekstradojë Gulenin në Turqi.

“Trumpi i ka thënë Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gulenit dhe njerëzve tjerë”, ka thënë Çavushoglu, raporton Reuters.

Ai po ashtu tha se “kohëve të fundit kam parë dëshmi kredibile nga FBI-ja se si Organizata e Gulenit u shmanget taksave”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme