Erdogani, thirrje SHBA-së: Ndërhyj, ose do t’i spastrojmë kurdët në Manbij Foto: Reuters / ilustrim

Erdogani, thirrje SHBA-së: Ndërhyj, ose do t’i spastrojmë kurdët në Manbij

15 December 2018 22:10

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha se SHBA-ja duhet t’i largojë trupat kurde nga qyteti i Manbijit, në Siri, përndryshe do të futen forcat turke dhe to t’i spastrojnë.

Erdogani e dha këtë deklaratë të premten, gjatë një fjalimi. Ai është shprehur publikisht se SHBA-ja, e cila mbështet kurdët në veri-lindje të Sirisë, nuk po e mban fjalën për t’i larguar luftëtarët kurdë.

Ankaraja thotë se paraushtarakët kurdë në Siri janë një degë e guerilasve me bazë në Turqi, të cilët i kanë shpallur si terroristë, transmeton Tch.

Manbij është në perëndim të lumit Eufrat, dhe është rruga kryesore që lidhet me qytetin e Alepos. Turqia quan çdo pjesë të Sirisë në kufirin e tyre si vend shumë të ndjeshëm, nga pikëpamja e sigurisë. Por kanë pranuar me ngurrim që me situatën në lindje të lumit të merret SHBA-ja. Kjo zonë është vendi ku janë përqendruar kurdët, historikisht.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme