Mogherini fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor Foto: Ilustrim/Koha

Mogherini fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor

14 December 2018 20:12

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftim.

Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje,në muajin maj, u mblodhën gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.

Në takimin e 19 dhjetorit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. /rel

Komentet

Shto koment

Të ngjashme