Nëntë të vdekur e 47 të plagosur nga përplasja e trenave në Turqi Foto: Reuters

Nëntë të vdekur e 47 të plagosur nga përplasja e trenave në Turqi

13 dhjetor 2018 08:35

Nëntë persona kanë vdekur dhe 47 të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së trenit të shpejtë me një lokomotivë në stacionin në Ankara.

Nga përplasja është dëmtuar edhe një mbikalim dhe zjarrfikësit janë duke tentuar të nxjerrin të mbijetuarit nën gërmadhat e këtij mbikalimi të stacionit Marsandiz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 derisa treni po nisej drejt Konyas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme