Guterres alarmon, “të drejtat e njeriut janë nën rrethim në të gjithë botën” Foto: Reuters

Guterres alarmon, “të drejtat e njeriut janë nën rrethim në të gjithë botën”

10 December 2018 13:44

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, se “të drejtat e njeriut janë nën rrethim në të gjithë botën” dhe se “vlerat universale po shkatërrohen”.

“Tani, më shumë se kurrë, detyra jonë e përbashkët është e qartë: të marrësh të drejtat e njeriut për të gjithë dhe kudo”, tha ai.

Sipas tij, “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është një yll udhëheqës global që jep dinjitet, barazi në mirëqenien dhe sjell shpresë në vendet e errëta”.

“Të drejtat e deklaruara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut u drejtohen të gjithë njerëzve pa marrë parasysh racën, fenë apo çdo lloj diversiteti tjetër”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, transmeton KosovaPress.

Guterres shtoi se të drejtat e njeriut janë universale, të përjetshme dhe të pandashme dhe se “nuk mund të ketë zgjedhje midis të drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore”.

“Ne po i nderojmë sot mbrojtësit e të drejtave të njeriut që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit nga urrejtja në rritje, racizmi, jo toleranca dhe represioni”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme