Rusia mohon përfshirjen në grushtshtetin në Mal të Zi

Rusia mohon përfshirjen në grushtshtetin në Mal të Zi

21 February 2017 11:21

Të hënën Kremlini, zyrtarisht ka mohuar versionin e zyrtarëve malazezë që Rusia ishte e përfshirë në grushtshtetin e mundshin në republikën e vogël në brigjet e Adriatikut në tetor.

Kremlini i quajti këto pohime absurde dhe të paqëndrueshme, transmeton KTV.

“Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme të shteteve tjera aq më pak në shtetet si Mali i Zi, me të cilin jemi të lidhur ngushtë dhe kemi raporte afatgjata” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një konference për media.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor 2016, autoritetet malazeze arrestuan 209 persona kryesisht nga Serbia fqinje dhe i akuzuan për planifikim të sulmit të armatosur kundër shtetit.

Më vonë është thënë se nacionalistët rusë ishin të përfshirë në këtë komplot e që mes qëllimeve tjera kishte edhe vrasjen e ish-kryeministrit Milo Djukanovic derisa mendohej që opozita të merrte pushtetin.

Të dielën e shkuar, prokurori special malazez, Milivoje Katnic tha se diplomati rus, i identifikuar nga prokuroria si Eduard Shishmakov ishte i përfshirë në komplot.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme