Presidenti Duterte fton besimtarët t’i vrasin priftërinjtë!

Presidenti Duterte fton besimtarët t’i vrasin priftërinjtë!

07 dhjetor 2018 13:57

Presidenti i FIlipines ka kërcënuar përsëri Kishën Katolike në vend duke i kërkuar qytetarëve që të vrasin priftërinjtë. Kjo thirrje erdhi pasi kisha katolike kritikoi administratën e tij.

Sulm i ri i ashpër i presidentit të Filipines Rodrigo Duterte kundër drejtuesve të kishës katolike, duke i përkufizuar të padobishëm pasi kritikuan administratën e tij. Dhe për këtë, Duterte ka ftuar besimtarët t’i ekzekutojnë. “Vritini priftërinjt tuaj. Këta nuk shërbejnë për asgjë. E vetmja gjë që dijnë të bëjnë është të kritikojnë”, u shpreh presidenti-diktator në një fjalim të mbajtur në një ceremoni për vlerësimin e punëtorëve më të mirë Filipinas jashtë vendit. Sulmi është shoqëruar me tone të dhunshme dhe vulgare.

Duterte – shkruan Asianews – ka deklaruar që Kisha katolike është institucioni më hipokrit, transmeton abcnews. “Pjesa më e madhe e priftërinjëve janë gej, pothuajse 90% e tyre, pra të mos insistojnë të më bëjnë moral”, thotë ai. Ashtu siç ka ndodhur dhe në të kaluarën, profokimi I Dutertes nuk ka marrë përgjigje. Priftërinjt tentojnë të ulin tensionet dhe theksojnë që raportet mes Kishës dhe Shtetit karakterizohen nga bashkëpunimi për zhvillimin social dhe për të mirën e vendit. “Nuk duam t’i hedhim benzinë zjarrit”, thuhet në deklaratën e Kishës në Filipine.

Më herët priftërinjt kritikuan luftën e përgjakshme të presidentit ndaj trafikut të drogës që shkaktoi 5 mijë të vdekur. Kërkesa e fundit e Dutertes shkaktoi indinjimin e pjesës më të madhe të popullatës që e akuzojnë atë për blasfemi. Jo vetëm katolikët por edhe protestantët kanë manifestuar irritim për fjalët e presidentit kundër Zotit dhe Kishës. Në Filipine, katolitët përfaqësojnë 90% të popullsisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme